Këto janë dy shtetet me pagat më të larta në Evropë
Referuar të dhënave të fundit, nga përllogaritjet e pagave, rezulton se Zvicra ka pagën e dytë më të lartë mesatare në Evropë dhe e treta më e mira në botë.
Të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) konfirmojnë statusin e Zvicrës si një nga vendet më të mira në botë për të fituar një pagë.
Nga kjo del se indeksi i jetesës më të mirë të OECD-së rendit Zvicrën pas Shteteve të Bashkuara dhe Luksemburgut për pagën mesatare, ndërsa pagesa në Zvicër është gjithashtu shumë mbi mesataren në të gjitha vendet e OECD-së.
OECD-ja në vitin 2019, tregon se të ardhurat vjetore të disponueshme zvicerane renditen në 37.072 CHF për një familje, transmeton albinfo.ch. Kjo është mbi mesataren e prej 33.251 CHF në të gjitha vendet e OECD-së për një familje dhe është vetëm prapa Luksemburgut (39.264 CHF) dhe Shteteve të Bashkuara (45.284 CHF) në një shkallë globale.