Këto janë dyshimet fillestare për shkaqet e aksidentit

23 nëntor 2021 | 12:02

Në orët e stome të mëngjesit një autobus me turist shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën 46 persona.

Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja.

Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup.

Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale.

Sipas tij, pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, ka deklaruar Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme./AlsatM/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Tetovës për shkak të aksidentit fatal që ndodhi…