Këto janë fjalët e fundit që i tha Princesha Diana, zjarrfikësit
22 gusht 2022
| 13:11
Kanë kaluar gati 25 vite që kur Princesha Diana ka ndërruar jetë në një aksident në Paris. Njëri na zjarrfikësit që mbërriti në vendngjarje ka rrëfyer për “The Sun” se cilat ishin fjalët e saj të fundit.
Diana ishte vetëm 36 vjeçe kur vdiq pas një aksidenti automobilistik në Paris më 31 gusht 1997.
Diana e kishte pyetur: “Zoti im, çfarë ndodhi?”, pak çaste më vonë kishte pësuar sulm kardiak.
Gourmelon tha për “The Sun”: “I bëra një masazh në zemër për disa sekonda dhe ajo nisi të marr frymë përsëri. Ky ishte një lehtësim, sepse isha duke shpëtuar një jetë. Dhe mendova se po ia arrij këtij qëllimi, sepse ajo po mbijetonte. Me sa dija, ajo ishte ende gjallë deri mbërriti ambulance. Pastaj më vonë dëgjova se kishte vdekur në spital”, tha ai.