
Këto janë fjalët e para të Rashicës si lojtar i Galatasarayt
09 shtator 2022
| 11:30
Milot Rashica do të luajë për skuadrën turke Galatasaray në këtë edicion garues. Gjiganti turk të enjten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me reprezentuesin e Kosovës për huazimin një sezonal nga skuadra anglez Norwich City.
Menjëherë pas zyrtarizmit, Rashica ka lëshuar fjalët e para duke u shprehur shumë i lumtur për skuadrën e tij të re.
“Shumë i lumtur të jem pjesë e familjes së madhe të Galatasaray. Le të fillojmë”, ka shkruar Rashica në “Facebook”.
Për këtë transferim, Rashica do të paguhet 1.5 milion euro për një sezon.