Këto janë gjashtë komunat që mbesin me orë policore
Vetëm gjashtë komuna kanë mbetur në zonën e kuqe, aty ku ka ende orë policore.
Që nga dje, komunat që gjenden jashtë kësaj liste nuk do të kenë orë policore, por që natyrisht do të kenë kufizime të tjera, shkruan lajmi.net.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Prishtina, Fushë Kosova dhe komunat e veriut vazhdojnë të mbesin në zonën e kuqe.
Komunat e tjera janë të kategorizuara në ngjyrën e gjelbër dhe të verdhë.
Njoftimi i Zemajt:
Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë.
Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna:
Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna:
Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna:
Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.
Lakorja e infeksionit është në rënie, andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.
Qoftë një vit i mbarë për juve dhe familjet Tuaja, vetëm bashkë mund t’ia dalim!.