Këto janë gjashtë kushtet e Kurtit për asociacionin

02 shkurt 2023 | 11:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kushtet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Fjalimi i plotë i Kurtit:

Asociacioni i komunave i dalë në parim nga marrëveshja Thaçi-Daçiq, si një mekanizëm i tillë nga Kosova mund të konsiderohet me këto kushte.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik.

Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi.

Para vendosjes së asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen.

Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke meqë rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së.

Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fjalën e…