Këto janë kërkesat e Komunave drejtuar Kurtit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë takimit të kryetarëve të komunave që kishin me kryeministrin, Albin Kurti kanë biseduar për sfidat që kanë në mënyre që të marrin adresimin e duhur.
Kryetari i AAK-së, Agim Aliu në fjalimin e tij tha se kryetarët e komunave kanë bindjen se duhet të ndryshoj tradita e moskonsultimit si dhe qasja komunikuese, duke investuar në një raport komunikimi cilësor nga ana e Ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për propozimet për ndryshime apo miratime të nismave të ndryshme legjislative, të cilat afektojnë drejtpërdrejt pushtetin lokal.
“E tillë ishte edhe qasja për Ligjin për Vetëqeverisjen Lokal si dhe për procesin e amendamentimit të Ligjit për Tatimin në Pronë, për të cilën Asociacioni i Komunave të Kosovës, rrjedhimisht Kryetarët e Komunave, u përjashtuan nga konsultimi, përkatësisht vendimmarrja e përbashkët, kur mirëfilli dihet se ky ligj në gjendjen aktuale, dëmton në vlera milionëshe buxhetin e komunave, duke cenuar kështu edhe autonominë financiare të komunave e në këtë kuptim edhe përgjegjësitë komunale, duke derivuar të hyra më të pakta për komunat, zvogëlim të mundësisë për zhvillim të projekteve që bazë financimi kanë këtë burim”.
Tutje thuhet se po kaq sfiduese është edhe gjendja financiare e komunave nga barra e obligimeve si rrjedhojë e Kontratave Kolektive, ku edhe për këtë sfidë, kemi kërkuar që institucionet të vendimmarrjes qendrore, të ndajnë buxhet shtesë, për t’ia lehtësuar këtë ngarkesë financiare komunave, ndonëse jemi të njoftuar për ndërprerjen e këtyre kontratave, porse shumë nga obligimet janë ende në proces e pothuajse të gjitha nga to, në procedura përmbarimore duke shkaktuar çrregullime sistematike në buxhetet komunale.
“Kryetarët e Komunave, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë insistuar edhe në krijimin e mundësisë për themelimin e ndërmarrjeve publike lokale sipas ligjit për ndërmarrjet publike, gjykuar si domosdoshmëri të rritjes së cilësisë e zgjerimit të gamës së shërbimeve për qytetarët, por që si e tillë, ende nuk është proceduar sipas këtij propozimi nga niveli ministror”, thuhet në fjalim.
Aliu, ka adresuar një varg kërkesash në takim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
1. Themelimi i Grantit të Katërt që do të krijoj barazi për Komunat e Kosovës.
2. Përshpejtimi i procedurave në nxjerrjen e akteve nënligjore (në bazë të Ligjit të ri për Zyrtarët Publik) që rregullojnë procedurat e rekrutimit në komuna, , me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësisë.
3. Kthimin e pronave të menaxhuara aktualisht nga Agjencia Kosovare e Pronave, në menaxhim të Komunave, prona këto që janë përcaktuar dhe të shpallura nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror.
Këtu më lejoni që të vë spikamën edhe në nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta, përkitazi më këto prona, kur së fundmi, siç dihet jemi përzgjedhur për organizimin e Lojërave Mesdhetare, e ku parashihen investime të shumta në infrastrukturë sportive po kështu edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja sportive – stadiumeve për të cilën kemi nënshkruar marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, fakte këto që bëjnë të menjëhershme nevojën e reagimit nga niveli qendror, për të mundësuar zhvillimin e projekteve në këto prona, kur dihet mirëfilli se shumë nga komunat nuk kanë hapësira në pronësi komunale që do t’i mundësonte zhvillimin e këtyre projekteve.
4. Të krijohen mekanizma ligjor për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale, të cilat bartin interesin publik mbi të gjitha.
5. Të mos lejohet që Zonat Ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga Komunat.
6. Të rikthehet Projektligji për Prokurimin Publik për plotësim ndryshime sepse aktualisht po shkakton telashe e vonesa në nivelin lokal në kryerje të shumë punëve e zhvillimin e projekteve;