Këto janë kërkesat e komunave për ministrin Vitia

27 gusht 2021 | 16:22

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.

Në këtë takim, ministri Vitia i ka njoftuar ata me masat e reja anti-Covid që pritet të merren nga qeveria.

Edhe kryetarët e komunave ia kanë paraqitur ministrit Vitia disa kërkesa.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksionimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat. Ministri i Shëndetësisë z.Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksionimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion”, është thënë në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Pacolli ka njoftuar të premten se Komisioni Qendror i…