Këto janë komunat me numrin më të madh të banorëve në Kosovë
12 korrik 2024
| 11:35
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë publike të dhënat e popullsisë nëpër komuna.
Kosova del se ka 1 milion e 586 mijë banorë.
Komuna e Prishtinës është më e banuara me 227 mijë banorë, Prizreni me 147 mijë banorë, Ferizaj me 109 mijë banorë.
“Komuna e Prishtinës ka 227 mijë banorë. Prizreni me 147 mijë banorë, Ferizaj me 109 mijë banorë. Deçani 27 mijë banorë, Gjakova 78 mijë e 824, Gllogoci 48 mijë, Skenderaj 40 mijë e 632, Gjilani 82 mijë banorë, Komuna e Dragashit 28 mijë banorë, Komuna e Istogut 33 mijë banorë, Komuna e Kaçanikut 27 mijë banorë, Klina 30 mijë, Fushë Kosova 64 mijë, Komuna e Kamenicës 22 mijë, Mitrovica 64 mijë”, është thënë në konferencën e ASK-së.