Këto janë komunat me raste të reja të Covid-it
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 132 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Vushtrria, Podujeva, Vitia, Drenasi, Fushë Kosova, Peja, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Kamenica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Obiliqi, Rahoveci dhe Skenderaj.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.