Këto janë ligjet që do të amandamentohen për rimëkëmbjen ekonomike
Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e 15-të të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Me vendimin e parë që është miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë është aprovuar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike – COVID – 19, qëllimi i të cilit është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19, raporton “Epoka e re”.
Me këtë rast do të plotësohen dhe ndryshohen ligjet si në vijim:
– Ligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore;
– Ligji për Fondet Pensionale të Kosovës;
– Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale;
– Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar;
– Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë;
– Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave;
– Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat; dhe
– Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Ky ligj do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.
(A.M / Epoka e re)