Këto janë llojet e gjobave nëse nuk i respektoni masat e reja anti-Covid
Policia e Kosovës po vazhdon aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nja njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, përveç 70 vërejtjeve policore, policia ka shqiptuar 469 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.
Llojet e gjobave sipas Ligjit. Nr.07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 janë këto:
24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba
24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba
24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba
24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba
25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
– Sipas këtij neni janë shqiptuar 1 gjobë