Këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të merren nga Qeveria

27 gusht 2021 | 15:38

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit te Komunave te Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me masat e reja anti-Covid, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.

Ibrahimi ka theksuar se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë. “Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, ka theksuar Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin pas takimit me ministrin Vitia.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto: Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator; Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00; Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30; Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116. Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale; Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë një mister,…