Këto janë masat që ka ndërmarrë Shërbimi Korrektues deri më 27 mars
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik, familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit, me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sot, deri më 27 mars, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.
Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK-ja do të ndërmarrë këto masa:
Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;
Ndalohen transferet nëpër burgje për të burgosurit;
Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste shumë emergjente);
Kontroll të vazhdueshme të stafit nga Mjeket të cilët veç janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;
Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë infektive;
Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;
Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.