Këto janë masat që ka propozuar Komuna e Ferizajt për qytetarët dhe bizneset
12 prill 2020
| 15:39
Komuna e Ferizajt ka propozuar një numër të madh masash për parandalimin e përhapjes se koronavirusit në këtë komunë.
Kjo komunë ka njoftuar se këto masa kanë të bëjnë me qytetarët dhe bizneset. Kujtojmë se dje Komuna e Ferizajt është hyrë në karantinë për shkak të disa rasteve me koronavirus.
Njoftimi i plotë i Komunës së Ferizajt:
REKOMANDIME (ORIENTUESE) TË MASAVE PËR MBROJTJE NGA COVID-19 PËR VEPRIMTARITË QË FUNKSIONOJNË GJATË PERIUDHËS SË EMERGJENCËS SË SHËNDETIT PUBLIK
Në lokale dhe hapësira të dyqaneve/supermarketeve/bizneseve tjera të vogla:
- Përcaktimi i një numri të kufizuar të klientëve që mund të marrin shërbimet në lokal/dyqan/ market brenda të njëjtës kohë
- Mbajtja e rendit në hyrje dalje të rregullohet nga një person i veçantë
- Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme
- Të vendosen shenja orientuese në hyrje dhe brendi të lokalit
- Të bëhet dezinfektimi i karrocave dhe shportave menjëherë pas përdorimit para se të merret në shfrytëzim nga konsumatori vijues
- Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të klientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit
- Të sigurohet bartja e maskave mbrojtëse për stafin
- Të vendoset mbrojtja me pleksiglas (ose material tjetër mbrojtës i tejdukshëm) te arka
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit
- Kontakti me monedhat/të hollat dhe aparatet e pagesave të bëhet nga një person i caktuar i veçantë, i cili nuk i prek artikujt
- Të vendosen postere dhe tekste që të inkurajojnë qytetarët të mos lejojnë fëmijët dhe të moshuarit të dalin për shopping
Në QMKF/QMF/Ambulanta
- Të sigurohet mbajtja e rendit në pritore
- Brenda lokalit të ketë rregulla të qarta që sigurojnë lëvizjen në distancë fizike të nevojshme
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve të lokalit
- Të sigurohet furnizimi me dorëza ose dezinfektimi i duarve të pacientëve në momentin e hyrjes në objekt dhe para fillimit të marrjes së shërbimit
- Të sigurohet vendosja e maskave mbrojtëse për pacientë
- Të hiqet participimi për pacientë për të evituar prekjen e të hollave/monedhave
Në sportele shërbyese
- Të sigurohet mbajtja e rendit e rendit në sportele
- Të sigurohet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe sipërfaqeve
- Të gjithë klientët të kenë dorëza dhe maska
Grumbullimi i qytetarëve
- Në pritje para bankave dhe postave të mbahet rend dhe distancë fizike prej 2m
- Në qarkullimin me vetura nëse ka më shumë se dy udhëtarë brenda veturës të përdoren