Këto janë masat që Skenderaj ka marr për parandalimin e koronavirusit

12 mars 2020 | 19:48

Pas vendimit të Qeverisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin e koronavirusit, edhe komunat janë mobilizuar duke u përgatitur për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Komuna e Skenderajt ka marr një serë masash për parandalimin e koronavirusit, shkruan Insajderi.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se janë marr masat e nevojshme që të parandalohet kjo sëmundje.

Postimi i plotë i kryetarit të Skenderajt:

Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit

Sot kam mbajtur mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, në të cilën kemi diskutuar në lidhje me rekomandimet që ka vendosur Qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj Koronavirusit.

Me vendimin tim është formuar Shtabi Emergjent i cili udhëhiqet nga unë kurse në të bëjnë pjesë Kryesuesja e KK, drejtorët komunal, drejtori i QKMF-së, Komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj si dhe Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve.

Për të pasur një koordim më të mirë në zbatimin e masave parandaluese Komuna e Skenderajt nesër do të mbajë takimin e parë të Shtabit Emergjent si dhe takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Pas pezullimit të procesit mësimor në institucionet arsimore në Komunën e Skenderajt, aktivitetet publike do të zhvillohen pa praninë e publikut si tubimet e ndryshme, ngjarjet sportive, konferencat apo organizime të tjera.

Si masë tjetër parandaluese do të bëhet edhe dezinfektimi i institucioneve shkollore, shëndetësore, shtëpisë për personat e moshuar etj.

Për zyrtaret komunal që janë në kontakt me palët komuna do të sigurojë pajisje mbrojtëse dhe dezinfektuese.

Duke marrë parasysh shqetësimet dhe raportimet e qytetarëve për rritje artificiale të çmimeve të artikujve ushqimor, medikamenteve dhe preparateve dezinfektuese inspektorati komunal është mobilizuar dhe ka filluar inspektimet në qendrat tregtare, barnatore dhe biznese tjera për të verifikuar nëse ka rritje çmimesh, me ç’rast ka paralajmëruar bizneset që nëse do të këtë rritje të çmimeve inspektorati komunal do të ndërmarrë veprime ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Në lidhje me këtë Komuna e Skenderajt apelon tek qytetarët që në raste kur hasin në ngritje të çmimeve të kontaktojnë linjat telefonike të ATK-së, 080080800, 038222165 apo inspektoratin komunal në numrat e telefonit: 028582090, 045189300, 044373945.

Sot po ashtu Drejtoria për Shërbime Publike ka obliguar kompanitë e transportit publik që të bëjnë dezinfektimin e mjeteve transportuese.

Komuna e Skenderajt apelon tek qytetarët që të mos bëjnë panik por në vend të kësaj të shtojnë kujdesin higjienik sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Berat Peci Tema e virusit vdekjeprurësi, tashmë është prezentë…