Këto janë pagat me rritje sipas koeficientit të ri (dokument)
01 shkurt 2023
| 13:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pagat që do t’i marrin me rritje punëtorët që paguhen nga shteti.
Ai ka thënë se me Ligjin e Pagave, ku vlera e koeficientit është 105 euro është krijuar barazi dhe ndershmëri.
“Me sistem të ri të pagave e vlera të reja. Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve. Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.