Këto janë përfitimet financiare të skuadrave në Euro 2024
Spanja mbetet në krye të klasifikimit të skuadrave që kanë përfituar më shumë para, deri tani në Euro 2024. Gjermania ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në të tretin janë pesë skuadra.
Spanja vazhdon të jetë mbreti i parave të përfituara nga kampionati evropian që po zhvillohet në gjermani. La Roja ishte skuadra që shtoi më shumë euro në fazën e grupeve falë numrit të përgjithshëm të fitoreve, gjë që e lejon të jetë e vetmja e aftë të marrë shumën maksimale, 28.25 milionë euro, nga fitimi i turneut.
Kombëtarja ka grumbulluar deri tani 9 milion e 250 mijë euro, për pjesëmarrjen, 3 milion për tri fitoret e fazës së grupeve plus 1.5 milion € për kalimin në fazën e 16-të.
Me fitoren ndaj Gjeorgjisë federata spanjolle shtoi në arkat e saj edhe 2.5 milionë euro të tjera. Deri tani në total 16 milion e 250 mijë euro. Gjermania, rivalja e radhës e Spanjës në çerekfinale të Euro 2024, është në vendin e dytë. Pas fazës së grupeve ajo arriti shifrën prej 13 milion e 250 mijë euro.
Mannschaft i rriti fitimet e tij në 15,750,000 duke qenë një ekip çerekfinalist. Në vendin e tretë ndodhen pesë vende: Portugalia, Turqia, Anglia, Franca dhe Zvicra me gjysmë milioni më pak se gjermanët. Holanda në vendin e katërt me 14 milion e 750 mijë euro.
Me më pak se 10 milionë euro të përfituara janë skuadra të tilla si Shqipëria, Skocia, Çekia dhe Polonia.