Këto janë pesë kërkesat e diasporës për institucionet e Kosovës
Pesë kërkesat e diasporës shqiptare për institucionet e Kosovës janë paraqitur të premten në hapjen e konferencës katërditore “Diaspora Flet”, të organizuar nga Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me organizatën “Germin”.
Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë theksuar se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës për liri dhe pavarësi.
Sipas Veselit, diaspora përbënë një potencial të madh nga i cili mund dhe duhet të përfitojë Kosova.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i organizatës “Germin”, Behar Xharra, ka paraqitur pesë kërkesat që i ka diaspora ndaj institucioneve të Kosovës.
“Kërkesat e diasporës sot janë të qarta. I kemi takur në dy vitet e fundit rreth 700 persona ku gjithë kanë pasur mundësi t’i shprehin disa kërkesa. Ne jemi nisur prej premisës që vendi ynë ka shumë njerëz jashtë. Kemi profesionistë të lëmive të ndryshme. Këto janë disa gjëra që duhet t’i kemi sa më afër dhe t’i shfrytëzojmë. Kërkesat për sot që do t’i diskutojmë janë pesë: e drejta e votës, përmirësimi i procesit për votim jashtë vendit, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, Kartoni i gjelbër dhe përfaqësim politik të diasporës në vend”, ka thëën Xharra.
Në anën tjetër, Richard Lukaj, drejtor ekzekutiv i “Bank Street Group” në Nju York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur i emocionuar me pritjen në Kosovë.
Mbështetje diasporës i kanë dhënë edhe tre ministrat e Diasporës, i Kosovës Dardan Gashi, i Shqipërisë, Pandeli Majko dhe i Maqedonisë, Edmond Ademi.
Pas hapjes së konferencës “Diaspora Flet”, puna ka vazhduar në katër komisione parlamentare, në të cilat përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatave të ndryshme në diasporë, kanë prezantuar para deputetëve të Kuvendit, mundësitë që diaspora ka për të dhënë në Kosovë.