Këto janë pikat që Qeveria e Kosovës i obligohet Policisë, nëse rezoluta miratohet sot

12 tetor 2023 | 10:06

Në Kuvendin e Kosovës sot do të bëhet shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Në dokumentin e siguruar nga GazetaBlic bëhet e ditur qartë 4 pikat që obligojnë Qeverinë e Kosovës për Policinë, nëse kjo rezolutë miratohet sot.

Në njërën nga këto pika janë edhe shtesat e rrezikshmërisë, propozimi për buxhetin e nevojshëm për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës.

Gjithashtu, nëse kjo rezolutë miratohet sot, Qeveria është e obliguar që brenda afatit 60 ditor të nisë hartimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm të zyrtarëve policorë.

Untitled-design-20.jpg

Kujtojmë se, kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Krasniqi ka thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e

Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojnë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojnë duarkryq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar…