Këto janë pozitat që do t’i mbajnë Arben Gashi e Kujtim Shala
20 mars 2021
| 16:52
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot nënkryetarët, anëtarët e Kryesisë, shefin e Grupit Parlamentar dhe sekretarin organizativ.
Kryetari i ri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Arben Gashi do të jetë Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit.
“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.
Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.