Këto janë pritjet e Tuchelit për ndeshjen ndaj Realit
Thomas Tuchel është deklaruar për takimin që Chelsea e zhvillon si mysafir i Real Madridit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“The Blues” takohen me “Los Blancos” të martën nga ora 21:00 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.
“E dimë se do të jetë një takim mjaftë e i vështirë, me dy skuadrat që e kërkojnë fitoren”, ka thënë gjermani në konferencë për media.
“Unë kam ndjesinë që ne mund të luajmë në një nivel të lartë në çdo ndeshje dhe nëse nuk mund ta bëjmë atë mund të ndalojmë që kundërshtari të bëjë më mirë. Ata janë të gatshëm të punojnë dhe vuajmë. Së bashku. Ne kemi përvojë dhe kemi pasur ndeshje të vështira dhe besojmë se është koha e mirë për të luajtur këtë ndeshje”.
Tuchel u deklarua edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve. “Nuk e di nëse më pëlqen, sepse shoh vetëm më shumë ndeshje nga ky format dhe më shumë ndeshje për ne do të thotë më shumë lodhje dhe kalendar më të ngjeshur për klube”, tha ai.
“Por, tani lajmet për Superligën kanë lënë në hije formatin e ri të Ligës së Kampionëve. A kanë folur me ndonjë lojtar? A kanë folur me ndonjë trajner? Jo, se besoj! Ata nuk kanë pyetur askënd, ne kemi tani shumë kompeticione dhe shumë ndeshje, kjo do të thotë që nuk do të ketë kualitet”.
“Jo nuk jam i lumtur me këtë format, do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë lodhje për klubet, si do të mund t’i përballojmë të gjitha?!”, përfundoi Tuchel.