Këto janë pritjet në pikat kufitare në hyrje të Kosovës
26 qershor 2022
| 20:30
Sezoni veror Kosovën e karakterizon më së miri me ardhjen e mërgimtarëve.
Thuajse të gjitha qytetet marrin pamje tjetër, e në të shumtën e rasteve duken më me shumë njerëz.
Mërgimtarët nga shumë vende të botës zgjedhin që verën ta kalojnë në Kosovë, pranë më të dashurve të tyre.
Por pavarësisht se tashmë është koha kur në Kosovë ndër vite nisin ardhjet e tyre, ende nuk ka filluar fluksi i ardhjes.
Madje kjo vërehet edhe në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.
Në të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, theksohet se pritjet në pikat kufitare janë krejtësisht pesë minutëshe.
E në kohën kur rritet numri i mërgimtarëve të cilët vinë në Kosovë, këto pritje shndërrohen në disa orë.