Këto janë rezultat në katër ndeshjet miqësore

07 shkurt 2019 | 17:13

Drenica e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Feronikelit nga Drenasi. Kuqezinjtë kanë arritur fitore me rezultat 2-1.

Alush Gavazaj ka shënuar për Feronikelin, kurse për Drenicën Taulant Dajaku dhe Nicholas Andreës. Ndërkohë, në një ndeshje tjetër miqësore Llapi e ka mposhtur Vushtrrinë 2-1.

Për vushtrriasit në pjesën e parë shënoi Kastriot Selmanit, kurse për vendasit golat e fitores i realizuan Egzonin Sinanin dhe Mentor Zhdrellën. Në miqësoret e Ligës së Parë, Besa mundi Istogun 2-0 derisa Dukagjini fitoi ndaj Shkumbinit, me rezultat 3-1.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Uashington është…