Këto janë rezultatet e 90.37 për qind të votave me postë

04 mars 2025 | 07:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 90.37 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 për qind të votave apo 28 mijë e 593 vota.

Pas LV-së renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 për qind të votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 për qind apo 5 mijë e 266 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 për qind të votave apo 1 mijë e 707 vota.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ.…