Këto janë rezultatet e votave nga diaspora
01 nëntor 2019
| 21:23
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sonte është zhvilluar procesi i numërimit të votave të ardhura me vonesë përmes postës nga diaspora.
Në QNR janë numëruar 4551 vota, nga të cilat mese shumti ka marr Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK dhe PDK.
Nga këto vota, LVV ka marrë 2083 vota, LDK 1053, PDK ka 555, koalicioni AAK-PSD 281 dhe koalicioni Nisma-AKR-PD ka 187 vota./KP