Këto janë rezultatet sipas subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë politik në vend me 26.159 për qind (220.811 vota).
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë subjekti i dytë me 24.458 për qind (206.458 vota), raporton “Epoka e re”.
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është radhitur e treta për nga fuqia politike në zgjedhjet e 6 tetorit. PDK-ja ka marrë 21.163 për qind (178.645 vota).
Kurse koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.477 për qind (96.883 vota).
Lista Srpska në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë subjekti i pestë politik në vend me 6.754 për qind (57.015 vota).
Këtu e keni listën e plotë të partive politike: