Këto janë sekretet e Jennifer Lopez

29 korrik 2020 | 15:09

Nëse ka një rast ku personi duket se vetëm po shkon mbrapa për sa i përket numrave të moshës, Jennifer Lopez është ai rast.

Me lëkurën e saj që shkëlqen dhe fizikun e saj të jashtëzakonshëm, në moshën 51 vjeçare, ajo duket absolutisht fenomenale.

Por, çfarë bën për të qenë kaq në formë. Këto janë disa nga rutinat që ajo ndjek gjithmonë:

Ushtrime të rregullta

Fitnesi ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e stilit të jetës së Jennifer dhe ajo ka pranuar të punojë sa më shumë gjatë javës.

JLO nuk pi alkool, duhan dhe kafe. “Kjo me të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni”.

Rutina e saj e bukurisë

Atëherë, cili është sekreti i pamjes së saj rinore? Jennifer ka folur më parë për dëshirën e saj për acid glikolik, i cili ka aftësinë të depërtojë thellë në lëkurë dhe të heqë lëkurën e vdekur dhe ta lërë atë të freskët, të ndritshme dhe të barabartë. “Unë jam edhe një besimtare e vendosur e kremrave kundër diellit. Mundohem të mos qëndroj jashtë në diell shumë gjatë”./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni sot ka…