Këto janë statistikat e paraqitjeve të Ramës dhe Kurtit në ‘Facebook’
Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli bën të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, se në Shqipëri dhe Kosovë kemi rreth 2.2 milion përdorues aktiv në rrjetin social, dhe nga këta përdorues Kerolli ka bërë një analizë të formave të ndryshme të komunikimit përmes faqeve të tyre, kryeminsitri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, që nga data 9 mars e deri dje me 9 prill 2020.
Postimi i Kerollit në “Facebook”:
Korona virusi ka marrë vëmendjen e gjithë botës në rrjetet sociale, madje edhe vetë liderët botëror kanë zgjedhur që të komunikojnë me qytetarët e tyre përmes rrjeteve sociale për gjithçka në lidhje me pandeminë që ka shkaktuar ky virus.
Në Shqipëri dhe Kosovë kemi rreth 2.2 milion përdorues aktiv në rrjetin social Facebook, prandaj kemi zgjedhur që të analizojmë faqet e të dy kryeministrave tanë Edi Rama e Albin Kurti, pas një muaji që nga shfaqja e rasteve të para me #covid19 tek ne.