Këto janë të gjitha aktivitetet për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Në dymbëdhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh.
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo është agjenda zyrtare:
Agjenda e festimeve për 17 Shkurt 2020
08:00
Ngritja Flamurit
(Të pranishë dy udhëheqësit shtetërorë dhe KOMFSK, Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së)
Vendi: Oborri i ZKM-së
09:10
Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari
(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë në Kompleksin Adem Jashari)
Vendi: Prekaz – Skenderaj
10:30
Vendosje kurorash te varri i ish – Presidentit Rugova
(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova)
10:40
Vendosje kurorash te varri i Veprimtarit Adem Demaçi
(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi)
Vendi: Varrezat në Velani – Prishtinë
11:00
Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës
(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e SH. S. Znj.Vjosa OSMANI Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet SH. S. Znj. Vjosa OSMANI)
Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës
12:00
Vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës
Trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse SH.S. Znj. Vjosa OSMANI, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe SH.T.Z Albin KURTI, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”
18:00
Pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës
(Pritje për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën kujdesin e
SH.T.Z Hashim THAÇI President i Republikës së Kosovës.
Të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.
Vendi: Bogdanipolis – Katedralja Shën NÊNË TEREZA.