Këto janë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

20 qershor 2022 | 14:20

Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar të gjitha marrëveshjet që janë arritur të hënën në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Dalipi ka thënë se janë zbatuar shumë prej marrëveshjeve të arritura në mbledhjet e mëparshme të dy qeverive dhe, sipas tij, kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit.

Më poshtë gjeni të gjitha marrëveshjet e renditura nga shefi i stafit të kryeministrit:

TË PËRBASHKUAR!

Mbledhja e 8-të e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, 6 muaj pas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve.

Nga gjithsej 127 marrëveshje sa janë nënshkruar deri sot, 75 ose rreth 60 për qind janë zbatuar pa probleme, ndërsa kemi realizim mbi 90 për qind të marrëveshjeve nga mbledhja e nëntorit të kaluar. Kjo dëshmon nivelin më të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit në implementim të marrëveshjeve.

Suksese në implementim të marrëveshjeve që u arritën sot (radhitja sipas paraqitjes):

1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi të studimeve në 19 universitete të të dy shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

4. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.

5. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.

6. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-së, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

11. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.

12. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për >>NDËRTIMIN E LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – PRISHTINË<<, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave (video i prezantuar i bashkëngjitur).

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

15. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.

16. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.

17. MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurisprudencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.

19. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët…