Këto janë të gjitha vendimet që dolën nga mbledhja urgjente e Qeverisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dhjetë të saj (mbledhje elektronike), me kërkesën e kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.
Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore përkatës për të trajtuar rastet e prekura me COVID 19, duke përfshirë:
* Riorganizimin e klinikave në kuadër të SHSKUK-së, duke krijuar shtretër dhe hapësira shtesë;
* Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira në spitalet rajonale;
* Krijimin e kapaciteteve shtesë me shtretër dhe hapësira spitalore në institucione private shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi.
Në këtë funksion obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të rrisin kapacitetet me personel shëndetësor të nevojshëm për trajtimin e rasteve të prekura me COVID 19, duke përfshirë:
* Riorganizimin e personelit shëndetësor në shërbim të rasteve të prekura me COVID 19;
* Mobilizimi i stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht;
* Në veçanti, të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:
* Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
* Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
* Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
* Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme për të realizuar testimet virologjike, duke përfshirë:
* Shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve ekzistuese për testim;
* Krijimin e kapaciteteve të reja testuese në regjione;
* Licencimi i institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi;
* Prioretizim i testimit të personave më në nevojë.
* Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;
* Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).
Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen ta reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm (institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet staf të domosdoshëm për to).
Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet t’i reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.
Kërkohet nga të gjitha komunat t”i riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.
Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):
Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete).
Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse shëndetësore të ndërtojnë strategji adekuate mediale për informim të qytetarëve.
Në përputhje me kërkesat e Inspektoratit Sanitar, të gjitha inspektoratet e tjera i vënë në dispozicion kapacitetet e veta për të mbikëqyrur zbatimin e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me Covid 19” dhe ta sjellë për miratim në Qeveri brenda një jave.
Ministria e Shëndetësisë përgatit dhe dorëzon në Qeveri në baza javore raportin për zbatimin e këtij vendimi.
Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe i njëjti vlen deri në një vendim tjetër. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1,867,107 euro (një million e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e shtatë euro) për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë elementare natyrore gjatë perudhës janar-qershor 2020, në komunat e: Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaqanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit.
Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve. Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Ëorldëide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020.