Këto janë të hyrat financiare në Federatën e Futbollit
28 mars 2019
| 18:17
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke e mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës.
Unanimisht janë aprovuar raporti për aktivitetet dhe të arriturat si dhe raporti financiar 2018/19.
Ndërsa raportin e prezantuar thuhet se të hyrat financiare kanë arritur shifrën e 11 milionë e 38 mijë eurove. Të hyrat janë nga FIFA dhe UEFA 88.86 për qind për vitin 2018, të tjerat nga sponsorët, ministria, dënimet e shqiptuara në ligë dhe të drejtat televizive. Të shpenzuara janë 11 milionë e 47 mijë euro.