Këto janë të rejat rreth rinovimit të Messit me PSG-në
16 shkurt 2023
| 14:52
Të mërkurën ishte takimi i radhës mes Messi-t dhe PSG, por që u mbyll pa rezultat. Kështu raportojnë mediet franceze, pasi babai i argjentinasit, Jorge u takua me përfaqësuesit e klubit dhe në fund nuk kishte asnjë marrëveshje dhe tani Messi duket gjithmonë e më larg parisienëve.
Muajin e kaluar, presidenti Al Khelaifi ishte treguar i hapur për të plotësuar çdo dëshirë të argjentinasit, por tani palët kanë ngecur.
Lionel Messi në fundin e sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndërsa nuk është bërë me dije nëse do të ketë një takim tjetër, por situata po merr gjithmonë e më shumë vëmendje.