Këto janë temperaturat në Kosovë gjatë ditëve në vijim

01 nëntor 2019 | 20:36

Në ditët e fundjavës, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Evropa perëndimore mbi Itali, ndërsa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë, bën të ditur “Prishtina Weather”.

Parashikimi për datat 2-6 nëntor:

2.11 – Vranësira dhe intervale me diell.

3.11 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i ndryshueshëm, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Paradite dhe pasdite vende-vende me reshje të dobëta shiu.

5.11-6.11 – Më ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, minimale do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie të theksuar nën këto vlera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes shërbimit të mesazhit, Whatsapp sipas një agjencie lajmesh janë…