Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Lojërat Olimpike
31 korrik 2024
| 14:35
Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë vetëm edhe tri sportiste kosovare. Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë në xhudo më 1 gusht. Gresa Bakraçi do të garojë më dy gusht në 800 metra vrapim në atletikë.
Ndërkaq, notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e Parisit 2024. Ajo do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë. Nga garuesit paraprakë, Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, ndërkaq Laura Fazliu të bronztën, që të dyja në xhudo.