Këto janë tri sportistet e fundit kosovare që do të luftojnë për medalje në Olimpiadën e Parisit
31 korrik 2024
| 11:47
Radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë vetëm edhe tri sportiste kosovare. Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë në xhudo më 1 gusht.
Gresa Bakraçi do të garojë më dy gusht në 800 metra vrapim në atletikë.
Ndërkaq, notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e “Parisit 2024”. Ajo do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë.
Nga garuesit paraprakë Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, ndërkaq Laura Fazliu të bronztën, që të dyja në xhudo.