Këto janë vendet e para që festojnë Vitin e Ri
31 dhjetor 2021
| 13:42
Zelanda e Re ka nisur festimet për Vitin e Ri, duke organizuar një spektakël fishekzjarrësh të jashtëzakonshëm në Okland.
Edhe Australia po bëhet gati të festojë, me qeverinë që ka liruar masat kundër koronavirusit për këtë ditë, pavarësisht se autoritetet shëndetësore raportuan 32 000 raste të reja me Covid-19.
Vendi i parë që mirëpriti vitin 2022 ishte Kiribati, ishull në Oqeanin Paqësor, 15 orë përpara Kosovës.
Ndërkohë që vendi i fundit që do të hyjë në vitin e ri do të jetë Ishulli Baker, në jug të Havait.