Këto janë vendet europiane me shpejtësinë më të lartë dhe më të ulët të internetit
Në kuadër të një studimi të realizuar së fundmi, janë zbuluar se cila pjesë të Evropës kanë shpejtësinë më të lartë/ulët të internetit.
Ne kalojmë mesatarisht mbi gjashtë orë në ditë në internet. Këtu mund të jemi duke folur për përdorim produktiv të kohës, ose për një përvojë aspak të këndshme, kjo varet nga shpejtësia me te cilën po lundroni në internet.
Dhe duket se vendi në të cilin jetoni mund të jetë një faktor kyç nëse do ta shijoni përvojën apo jo.
Duke përdorur të dhëna nga kontrolluesi i shpejtësisë së ngarkimit të faqeve të Google, Business Comparison ekzaminoi shpejtësinë mesatare të ngarkimit të faqeve të internetit si në pajisjet desktop ashtu edhe në ato celulare për çdo vend evropian. Dhe, duket se nordikët qëndrojnë dukshëm në krye të listës.
Suedia mban vendin e parë me shpejtësinë më të lartë të ngarkimit në desktop prej 3,74 sekondash, e ndjekur nga Finlanda (3,84) në vendin e dytë, vendi i parë në botë që e bëri aksesin në internet të drejtë ligjore në 2010.
Në vendin e tretë dolën Danimarka dhe Letonia, të dyja me një shpejtësi mesatare prej 4 sekondash.
Lituania ishte e radhës në vendin e pestë (4.14) e ndjekur nga Zvicra (4.23).
Për sa i përket shpejtësive të ngarkimit në pajisjet celulare, Suedia përsëri performon më mirë me një shpejtësi mesatare prej 7.48 sekondash.
Në fund të renditjes, koha e ngarkesës pothuajse u dyfishohet në Turqi (10.22) duke marrë rezultatin më të keq, i cili vjen për shkak të mbështetjes në kabllot e bakrit 30-vjeçare.
Bullgaria (9.38), Rumania (8.59), Qipro (7.18) dhe Polonia (6.09) plotësojnë pesëshen e fundit.
Të njëjtat vende, në të njëjtin rend, rezultojnë dobët me shpejtësinë e ngarkimit të internetit në celular. Në fund qëndron sërish Turqia me kohën më të ngadaltë të ngarkimit, 13.19 sekonda.