
Këto janë votat për secilin kandidat për deputet nga LVV, PDK, LDK, AAK-NISMA
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka arritur thuajse në fund. Partitë politike tashmë i kanë listat me kandidatët që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend. Këto lista mund të pësojnë ndryshime pas numrit të votave të diasporës dhe votave me kusht e që janë mbi 80 mijë sosh.
Mediat kanë siguruar këto lista preliminare, jo përfundimtare të numrit të votave që kanë marrë kandidatët e partive për deputetë.
Sipas këtyre listave, kandidatët më të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë bartësi i listës njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti me 249 mijë 80 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 190 mijë e 980 vota, Faton Peci me 93 mijë e 332 vota, Hekuran Murati me 90 mijë e 564 dhe Albulena Haxhiu me 85 mijë e 632 vota.
Pas tyre renditen Xhelal Svela me 82 mijë e 43 vota, Donika Gërvalla me 76 mijë e 52, Avni Dehari me 65 mijë e 822, Mimoza Kusari-Lila me 58 mijë e 480, Arben Vitia me 46 mijë e 396, Ejup Maqedonci me 44 mijë e 287, Shqipe Mehmeti Selimi me 37 mijë e 457 e Saranda Bogujevci me 31 mijë e 618.
Befasia e këtyre zgjedhjeve është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila garoi në këtë listë. Ajo ka arritur të sigurojë 30 mijë e 216 vota. Pas Llalloshit renditen Mefail Bajqinovci me 28 mijë e 446 vota, Hajrulla Çeku me 24 mijë e 976 vota, Jeta Statovci me 24 mijë e 335, Albena Reshitaj me 23 mijë e 422, Adelina Grainca me 23 mijë e 33 vota, Artane Rizvanolli me 22 mijë e 839, Arbëreshë Kryeziu Hyseni me 21 mijë e 425, Armend Muja me 21 mijë e 223, Haxhi Avdyli me 21 mijë e 205 e Nezir Kraku me 20 mijë e 289, por dhe që pritet të jetë deputetë edhe profesorë e trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli i cili ka arrit të marrë vota të mjaftueshme, të paktën deri tani për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
“Epoka e re” ka siguruar edhe listën me përditësimin e fundit të ditës së enjte për kandidatët për deputetë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas numërimit të deritashëm kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë 147 mijë e 164 vota. Pas tij vjen kryetari i partisë Memli Krasniqi me 83 mijë e 637 vota. I treti në këtë listë është Uran Ismaili me 35 mijë e 976 vota. Pas tij vjen sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku me 33 mijë e 824 vota.
Vlen të ceket se kandidatja për deputete nga PDK-ja Sala Jashari, vajza e komandantit të njohur nga Prekazi, Musë Jashari, e cila sipas këtij përditësimi ka siguruar 31 mijë e 618 vota. 27 mijë e 749 vota i ka mbledhur edhe Enver Hoxhaj. Kurse, Përparim Gruda ka marrë 26 mijë e 619 vota. Pas Grudës, në këtë listë është kandidati Jakup Nura me 26 mijë e 398 vota.
Deputetja e disa legjislaturave Ganimete Musliu ka siguruar 25 mijë 865 vota. Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 25 mijë e 124 vota. Nga votat e deritashme në Kuvend do të kthehet edhe ish i burgosuri politik, ish-ambasadori Nait Hasani i cili ka marrë 23 mijë e 695 vota. Mërgim Lushtaku ka siguruar 23 mijë e 547 vota. Pjesë e Kuvendit pritet të jetë edhe Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit i cili ka marrë 22 mijë e 786 vota sipas këtij përditësimi. Ferat Shala ka marrë 22 mijë e 570 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 22 mijë e 488 vota. Ndërkaq Fadil Demaku ka marrë 19 mijë e 352 vota. Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka marrë 18 mijë e 964 vota. Gjenerali Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 799 vota, ndërkaq deputetja e legjislaturës së kaluar Blerta Deliu, ka marrë 18 mijë e 604 vota, pasuar nga Abelard Tahiri me 18 mijë e 193 vota, Rashit Qalaj me 17 mijë e 728 vota. Edhe Ariana Musliu-Shoshi ka marrë 17 mijë e 426 vota, Bekim Haxhiu me 16 mijë e 027 vota, e të tjerë. Ndërsa pjesë e kuvendit të ri do të janë edhe Arbnora Salihu, Eliza Hoxha dhe Kosovare Musliu ose Vesa Broja. Lista e PDK-së, mund të pësojë ndryshime me votat nga diaspora, ku një numër të konsiderueshëm mund ta marrin Isak Neziri e Ragip Xhaka, ky i fundit mund t’i siguroj deri në 7 mijë vota të mërgatës.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatët më të votuar janë bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku me 104 mijë e 308 vota, pasuar nga Doarsa Kica Xhelili me 42 mijë e 675 vota, Hykmete Bajrami me 39 mijë e 723 vota, Kujtim Shala me 35 mijë e 171 vota dhe Avdullah Hoti me 29 mijë e 700 vota.
Pas tyre renditen Lutfi Haziri me 26 mijë e 482 vota, Anton Quni me 26 mijë e 97, Jehona Lushaku Sadriu me 21 mijë e 79 vota, Armend Zemaj me 18 mijë e 422 vota, Imri Ahmeti me 17 mijë e 978, Marigona Geci me 16 mijë e 205, Besian Mustafa me 15 mijë e 132, Ekrem Hyseni me 15 mijë e 2 vota, Fadil Hadërgjonaj me 14 mijë e 655, Krenar Xhaferi me 13 mijë e 205 vota, Shkëmb Manaj me 13 mijë e 81, Paris Guri me 13 mijë e 23 vota dhe Arben Gashi 12 mijë e 901.
Ndërkaq Koalicioni Për Kosovën Fituese, i drejtuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga numërimi i deritashëm i votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i sigurojë 8 mandate në Kuvend, katër prej të cilave pritet të jenë nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
Sipas përditësimit të fundit, Ramush Haradinaj ka aktualisht 36 mijë e 177, pasur nga Fatmir Limaj me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha 12 mijë e 339 vota, Arbëreshë Krasniqi me 10 mijë e 720 vota, Vesel Krasniqi me 10 mijë e 340 vota dhe Lahi Ibrahimaj me 10 mijë e 158 vota
Edhe Xhevahire Izmaku me 9 mijë e 334 vota mund të jetë pjesë e Kuvendit falë kuotës gjinore.
Deri më tani nga votat e numëruara të listës për Kosovën Fituese, vetëm ulësja e pestë mashkull është diskutabile në mes Lahi Brahimjat e Vesel Krasniqit. Edhe këtu vota e diasporës do të vendos në mes Brahimajt dhe Krasniqit.
Këto rezultate janë bazuar në numërimet e deritanishme, ndërsa numërimi zyrtar ende nuk ka përfunduar.