Këto janë zotimet elektorale të Albin Kurtit (Dokument)
17 shtator 2019
| 17:13
Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albana Gashi, ka publikuar zotimet e elektorale të Albin Kurtit si kandidat për kryeministër të Kosovës.
Një nga zotimet e Kurtit është kufizimi i ministrive në 15 sosh, ku secila prej këtyre ministrive do t’i ketë vetëm dy zëvendësministra.
Po ashtu, zotim i Kurtit është që gratë të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive.