Këto kategori do të subvencionohen për faturat e rrymës

30 dhjetor 2021 | 11:37

Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) ka njoftuar qytetarët në lidhje me subvencionimin e energjisë elektrike për disa kategori të shoqërisë.

Kjo ministri ka bërë me dije se familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, etj.

Njoftimi i plotë i MFT-së:

Sqarim për publikun lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021 subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

Familjet me asistencë sociale dhe

Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:

Familjet në skemën e ndihmës sociale;

Familjet e dëshmorëve të UÇK-së;

Familjet e viktimave civile;

Familjet e të zhdukurve;

Invalidët e luftës;

Personat e verbër;

Personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxherja e familjes së famshme Kardashian është gjetur e vrarë…