Këto klube licencohen për garat ndërkombëtare
11 maj 2018
| 11:41
Drita, Prishtina, Llapi, Gjilani dhe Trepça ’89 janë licencuar për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.
Ndërsa finalistja e Kupës, Vëllaznimi nuk ka arritur të licencohet ashtu sikurse nuk kanë arritur edhe Feronikeli, Drenica dhe Flamurtari, kurse Besa dhe Vllaznia e Pozharanit nuk kishin aplikuar fare për licencim.
Tashme dihet se dy skuadrat që po luftojnë për titull Drita dhe Prishtina do të prezantojnë Kosovën në garat ndërkombëtare, kurse ka mbetur vetëm të mësohet se cila do të paraqitet në Ligën e Kampionëve e cila në Ligën e Evropës.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)