Këto lagje në Prishtinë dhe Fushë Kosovë sot mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm
19 mars 2019
| 15:29
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme 19 mars 2019 duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 17.00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Ndërprerja e ujit të pijshëm në zonat e lartëcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në afërsi të Kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, gjegjësisht sanim i një tubacioni në rrjedhje uji”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit ‘Prishtina’.