Këto ndeshje na ndihmojnë të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit 2022
Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se këto tri ndeshje do t’i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të nisin në mars të vitit të ardhshëm. “Po besoj që këto tri ndeshje do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, sepse e dimë që do të kemi kundërshtar shumë më të fortë se sa ne, së paku që janë të renditur më mirë në ranglistën e FIFA-s, andaj këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë në këtë drejtim”, ka theksuar Rrahmani.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni Amir Rrahmani janë paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se këto tri ndeshje do t’i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të nisin në mars të vitit të ardhshëm.
“Po besoj që këto tri ndeshje do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, sepse e dimë që do të kemi kundërshtar shumë më të fortë se sa ne, së paku që janë të renditur më mirë në ranglistën e FIFA-s, andaj këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë në këtë drejtim”, ka theksuar Rrahmani.