![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/liga-e-evropes.jpg)
Këto ndeshje zhvillohen në Ligën e Evropës
18 shkurt 2021
| 12:01
Janë planifikuar të zhvillohen ditën e sotme, 16 sfidat e vlefshme për Ligën e Evropës.
Në fushë do të zbresin shumë skuadra të mëdha evropiane, si Milan, Manchester United, Arsenal, Ajax, të cilat do të kërkojnë triumfin për të avancuar më tej, teksa objektivi është fitimi i trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube.
Kuqezinjtë e Piolit do të jenë mysafirë në Serbi, ku do të përballen ndaj Crvena Zvezdës së Dean Stankoviç. Përballje tepër interesante pritet të jenë dhe ato mes Real Sociedad dhe Manchester United, si dhe Benfica-Arsenal.