Këto ndeshje zhvillohen sot në ‘Final 8’ e Kupës në basketboll

15 shkurt 2023 | 10:52

Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do të jetë arenë e superndeshjeve të basketbollit. Me moton “n’Rahovec e kem konakun” do të zhvillohet “Final 8” i Kupës së Kosovës.

Tetë skuadrat më të mira të Prince Caffe Superligës, dy të femrave dhe katër të Ligës së Parë të Meshkujve, do të garojnë për trofetë e çmuar në basketbollin e Kosovës. Ndeshje interesante priten në parket dhe atmosferë sportive në tribuna, duke e bërë madhështore këtë garë ashtu si e meriton. Kjo ngjarje zhvillohet gjatë festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë “Final 8”.

“Final 8” hapet me gjysmëfinalen e Ligës së Parë mes Boras dhe Istogut. Fituesi i kësaj ndeshje në finale e pret fituesin e takimit New Basket-Drita që zhvillohet të enjten. Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci janë dy superduele që zhvillohen të mërkurën, ndërsa fituesit e këtyre ndeshjeve përballen në gjysmëfinale.

Orari

Të mërkurën takohen:
Ora 14:00 Bora – Istogu                             (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Trepça – Vëllaznimi          Grupi D
Ora 20:00 Peja – Rahoveci               Grupi A

Të enjten takohen:
Ora 14:00 New Basket – Drita                             (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi         Grupi  B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli –  Ponte Prizreni Grupi C

Të premten takohen:
Ora 14:00 Ndeshja finale – Liga e Parë
Ora 17:00 Gjysmëfinalja I Grupi   A – D
Ora 20:00 Gjysmëfinalja II Grupi  B – C

Të dielën takohen:
Ora 14:00 Finalja e Kupës së Kosovës për femrat
Ora 17:00 Finalja e Kupës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja e mbetur në Premier Ligë…