Këto ndeshje zhvillohen sot në Ligën e Kombeve
03 qershor 2022
| 11:17
Sot do të zhvillojë sfidat e radhës në Ligën e Kombeve ku spikat më shumë ajo mes Belgjikës dhe Holandës.
Kjo ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël, emocione dhe gola, do të fillojë të luhet në orën 20:45, në stadiumin King Baudouin Stadium, Bruksel.
Ndeshje tjetër interesante është ajo e Kroaci-Austri dhe Francë-Danimarkë. Te këta të fundit, normalisht Franca shihet si favoritja, por Danimarka e ka treguar veten në Kampionatin Evropian se mund të jetë shumë e vështirë për t’u mposhtur.