Këto skuadra inkuadrohen në Superligë
15 maj 2021
| 17:08
Ka përfunduar sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë dhe tashmë dihen dy ekipet që do të inkuadrohen në Superligë nga edicioni i ardhshëm.
Nga grupi A në Superligë do të inkuadrohet Malisheva, duke e lënë në play-off Dukagjinin, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, në grupin B në Superligë do të inkuadrohet ekipi nga Lipjani, Ulpiana, kurse në vendin e dytë mbetet Flamurtari.
Kështu, Ulpiana bëhet ekipi i dytë nga komuna e Lipjanit që inkuadrohet në Superligë, së bashku me Arbërinë, e cila është në zonën e rrezikshme në elitën e futbollit kosovar.
Ndërsa, Dukagjini do të përballet në barazh me Flamurtarin dhe fituesi do të përballet me ekipin e tetë të Superligës për vendin e fundit që dërgon në elitën e futbollit kosovar.