Këto skuadra janë në garë për titull në Premier Ligë

02 nëntor 2020 | 14:52

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur rreth skuadrave të cilat ai i sheh si pretendente për ta fituar titullin e kampionit në Premier Ligë këtë edicion.

Trajneri portugez nuk e ka përjashtuar fare skuadrën e tij nga kjo luftë, duke e parë atë si një ekip të kompletuar dhe të gatshëm për të luftuar deri në fund për titullin e më të mirit në Angli.

“Këtë sezon kemi ekip të kompletuar. Jam i sigurt që deri në fund do luftojmë për titullin kampion. Në këtë garë, shoh një luftë të ashpër edhe me ekipet si Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea”, ka thënë Mourinho.

Tottenhami e fitoi ndeshjen e fundjavës në Premier Ligë kundër Brightonit me golat e realizuara nga Harry Kane dhe Gareth Bale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti, kërkon që…